Print logo

CristianMarin; PIXABAY

Fushë veprimtarie

Mbështetje e administratës dhe e ngritjes së institucioneve

Përmes mbështetjes së OJQ-ve vendase, seminareve dhe aktiviteteve të tyre mbi temat aktuale te profilit politiko-social synohet të arrihet një stabilitet më i madh politik. Në mënyrë të veçantë duhet mbështetur kompetenca politike e të rinjve dhe të rriturve, që janë të interesuar e që përballen në mënyrë kritike me çështje politike dhe sociale.

Me Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe Shkollën e Magjistraturës bashkëpunimi konsiston në kualifikimin e personelit në fushën juridike e në mënyrë të veçantë në aspektin e përshtatjes sipas standadeve të Bashkimit Evropian. Gjykata Kushtetuese garanton të drejtat themelore të qytetarëve dhe bashkëpunon me autoritetet gjyqësore homologe të vendeve fqinje e sidomos me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Synimi është forcimi i shtetit ligjor, respektimi i të drejtave të njeriut dhe dhënia e impulseve për ndryshime dhe përmirësime kushtetuese.

Nëpërmjet bashkëpunimit me Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë synohet zhvillimi i mëtejshëm i decentralizimit dhe vetëqeverisjes vendore dhe ngritja e një qeverisjeje vendore më eficiente dhe më rezistente ndaj korrupsionit. Një aspekt të rëndësishëm këtu përbën mbështetja e bashkëpunimit midis Shoqatave të Bashkive e Komunave të vendeve fqinje (Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi) ndër të tjera për zhvillimin e projekteve të përbashkëta evropiane te bashkëpunimit ndërrajonal.

Aktivitetet trajnuese e kualifikuese me tema mbi policinë e rendit e atë kufitare nëpërmjet rritjes së kompetencës profesionale së punonjësve te policisë shërbejnë për më shumë rend ligjor. Veç kësaj një temë e projekteve në fushën e sigurisë së brendshme është edhe bashkëpunimi midis Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Partnerët tanë:

  • Gjykata Kushtetuese
  • Shkolla e Magjistraturës
  • Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Shoqata e Bashkive të Shqipërisë
  • OJQ të ndryshme: Institute for Democracy and Reforms (Platforma IDR), Qendra për edukim politik, mediatik dhe pjesëmarrje (CEAPAL), Global Opportunities Albania (GOA)

Aktivitete:

  • Seminare
  • Konferenca
  • Workshop-e
  • Konsultime
  • Vizita studimore dhe oferta të tjera kualifikimi