Print logo

pixabay

Publikimet

Departamenti për Kufirin dhe Migracionin nisur nga nevojat, kërkesat dhe detyrat për përmirësimin e cilësisë së punës dhe të kapaciteteve të shërbimeve të Policisë së Kufirit dhe të Migracionit, me qëllim rritjen në një nivel më të lartë të shërbimeve dhe në menaxhimin e strukturave për kontrollin dhe mbikqyrjen e kufirit, ka përgatitur Manualin Teknik për Policinë e Kufirit.

Ky Manual Teknik përmban

  • Detyrat dhe organizimin e Policisë Kufitare dhe të Migracionit që nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, Drejtoritë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin, Qendra Institucionale Operacionale Detare (QNOD), Njësisë së Lëvizshme Territoriale,  Komisariatet e Kufirit dhe Migracionit, Stacionet për Kufirin dhe Migracionin, Pikat e Kalimit Kufitar dhe Qendra e Mbyllur për të Huajt.
  • Kategorizimin e Pikave të Kalimit Kufitar bazuar në aktivitetin që ato kryejnë, organizimi i tyre, oraret e afrimit të shërbimit, agjencitë që operojnë në to, ndërtimin dhe pajisjet që përdoren.
  • Planifikimi i shërbimit dhe organizimi i brendshëm në nivel Drejtorie Rajonale për Kufirin dhe Migracionin, në nivel Komisariati për  Kufirin dhe Migracionin, në nivel Stacioni për Kufirin dhe Migracionin, në nivel Pikekalimi Kufitar.
  • Organizimin dhe strukturat e analizës se riskut, procedurat dhe produktin e analizës së riskut në  tri nivele: procesin e informimit, llojet e informacionit dhe ciklin e tyre.
  • Veprimet hetimore që kryen Policia Kufitare dhe e Migracionit në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin Penal dhe Urdhrin e Drejtorit të Përgjithëshm Nr. 751, datë 29.06.2010.
  • Personelin që shërben në Policinë Kufitare dhe të Migracionit, përshkrimin e vendeve të punës, qëllimin e Procedurave Standarde të Punës, tipet e Procedimit të Standardeve të Punës, Procedurat Standadte të Punës (PSP) të Përgjithshme, Procedurat Standarde të Punës lokale, rishikimi dhe përditësimi i Procedurave Standarte të Punës.
  • Mënyrat dhe llojet e kontrolleve të Policisë Kufitare dhe të Migracionit në Pikat e Kalimit Kufitar, në kufirin e gjelbër, në kufirin blu, në thellësi të teritorit.
  • Bashkëpunimin dhe llojet e bashkëpunimit të Policisë Kufitare dhe të Migracionit me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, me agjencitë e tjera që operojne në kufi, si dhe me agjencitë  ndërkombëtare.

Ky Manual do të ndihmojë strukturat operacionale për unifikimin e veprimeve në Pikat e Kalimit Kufitar bazuar në standardet bashkëkohore, në praktikat më të mira për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit, në përdorimin e pajisjeve si dhe do të rrisë performancën dhe cilësinë e punës së Policisë së Kufirit dhe të Migracionit.

(Procesi i buxhetimit) Korrik 2011

Ky libër u përgatit nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë me financimin e Fondacionit Hanns Seidel në Tiranë. Libri është konceptuar në formën e një broshure informative dhe shumë të rëndësishme për anëtarët e rinj të Keshillave Bashkiakë në Shqipëri. Ai përmban informacione bazë mbi detyrat dhe funksionet e procesit vendimmarrës në nivel vendor dhe tregon njëkohësisht anën proceduriale të disa funksioneve dhe detyrave të një anëtari të Këshillit Bashkiak. Ai fokusohet më shumë në procesin e buxhetimit duke u nisur nga dëshirat e anëtarëve të veçantë të Këshillit Bashkiak, në njohjen më nga afër të procesit të vendimmarrjes, i cili është edhe më i rëndësishmi në tërësinë e detyrave të Këshillit Bashkiak. Problemet e ndryshme në disa qeverisje vendore bënë që grupi i punës të përqëndrohej në to dhe t’i trajtonte ato praktikisht. Përveç këtij kapitulli ky libër përmban edhe një vështrim të shkurtër mbi organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore dhe organeve të saj, mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse, planifikimin urbanistik të qytetit, rolin e anëtarit të Këshillit Bashkiak në procesin vendimmarrës etj.

Duke transmetuar njohuritë dhe eksperiencat mbi funksionet kryesore dhe detyrat e këshillave bashkiakë  dhe funksionimin e proceseve vendimmarrëse në nivel vendor libri synon rritjen e njohurive të specializuara në të drejtën vendore dhe nxitjen e qeverisjes së mirë demokratike në nivel vendor.

Parathënie

„Njësitë e qeverisjes vendore janë shkolla e demokracisë“ – kjo tezë e filozofit francez Alexis de Toqueville argumenton në mënyrë të perpikte domosdoshmërinë e punës së projekteve për transformim politik në sektorin e pushtetit vendor, gjë që bën në vazhdimësi Fondacioni Hanns Seidel në bashkëpunim me Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, që prej hapjes së zyres tij së tij në vitin 1992.

Mbështetja e demokracisë mund të vihet në zbatim konkretisht, vetëm nëse punohet me shtyllat mbajtëse të transformimit demokratik. Njëra nga këto shtylla është një sistem i qeverisjes vendore sa me afër qytetarëve dhe në shërbim të tyre.

Prandaj nga ana e fondacionit i kushtohet një rëndësi themelore mbështetjes së vetadministrimit të pushtetit vendor në kuadër të një sistemi politik demokratik, i cili orientohet nga parimet e decentralizimit dhe subsidiaritetit.

Strukturat e vetadministrimit të pushtetit vendor garantojnë jo vetëm më shumë transparencë dhe eficencë nëpërmjet lirisë së veprimit dhe të vendimmarrjes, por formojnë gjithashtu edhe bazën për nje garantim afatgjatë dhe të qëndrueshëm të demokracisë nëpërmjet pjesëmarrjes me më shumë mundesi të qytetareve dhe qytetarëve në jetën politike.

Pra nxitja e vetadministrimit të pushtetit vendor është një përbërës thelbësor për inkurajimin e demokracisë.

Fondacioni Hanns Seidel e shoqëron Shqipërinë prej pothuaj dy dekadash në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe me kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian në prill 2009 janë bërë përparime thelbësore në këtë drejtim. Megjithatë sipas gjykimit të Komisionit të Bashkimit Evropian, për shkak të përpjekjeve të pamjaftueshme të Shqipërisë për reforma nuk parashikohet ende fillimi i negociatave për anëtarësim në BE si kandidat potencial.

Duke qenë se një pjesë e madhe e akteve ligjore të Bashkimit Evropian duhet të vihen në zbatim nga njësitë administrative lokale dhe rajonale, janë pikërisht këto të fundit që luajnë një rol thelbësor për integrimin në strukturat evropiane.

Reformat e pushtetit vendor si pjesë e shndërrimit demokratik mund të japin kështu kontributin e tyre në përmbushjen gjithnje e me shume te „Kritereve te Kopenhagës“ të hartuara nga Komisioni i Bashkimit Evropian në vitin 1993 dhe të vlefshme edhe sot.

Në bashkëpunim me Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë zyra e Fondacionit Hanns Seidel në Tiranë do të mbajë edhe në të ardhmen konferenca, seminare dhe workshope të përbashkëta në të gjithë vendin për zhvillimin dhe thellimin e mëtejshëm të reformave të pushtetit vendor. Ky publikim përbën gjithashtu një kontribut modest, por të qëndrueshëm për konsolidimin e reformave të pushtetit vendor në Shqipëri dhe do të shërbejë si udhërrëfyes në praktikën administrative.

Dr. Klaus Fiesinger

Drejtor i Departamentit per Evropen Qendrore, Lindore dhe Juglindore,

Kaukazin dhe Azine Qendrore

Fondacioni Hanns-Seidel

Gjermani

Ky libër përmban informacione të përditësuara mbi shumë fusha të Bashkimit Evropian, të cilat janë me interes për qeverisjen vendore apo mbi instrumente të mundshëm financiarë, si TAIEX, një instrument ndihmës teknik, mbi partneritetet, një program i ri i BE-së, për të cilin Shqipëria ka fituar të drejtën e aplikimit, etj.. Për përfaqësues të pushtetit vendor, të autoriteteve shtetërore, OJQ-ve shqiptare dhe aktorë të tjerë libri përbën një ndihmesë të rëndësishme në hartimin e projekteve për BE-në dhe përgatitjen e aplikimeve për pjesëmarrje në programet financiare të EU-së.