Print logo

Pixabay

Partnerët

Gjykata Kushtetuese e themeluar në vitin 1992 është një organ i pavarur kushtetues dhe pjesë e pushtetit legjislativ. Në kryerjen e detyrave të saj ajo bazohet vetëm në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ajo përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët emërohen nga Presidenti i Republikës me miratim të Parlamentit me mandat të vetëm prej 9 vjetësh dhe formojnë një trup të vetëm kolegjial. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese zgjidhet nga rradhët e vetë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese me mandat 3-vjeçar. Gjykata Kushtetuese ka në kompetencën e saj:

  •  Procesin e kontrollit normativ
  • Interpretimin e Kushtetutës
  • Konflikte të kompetencave midis pushteteve
  • Ankimime individuale

Procedura ka karakter juridik dhe vendimet janë të paankimueshme.

Me mbështetjen e Fondacionit Hanns Seidel Gjykata Kushtetuese bën një punë të rëndësishme në ngritjen e bashkëpunimit juridiko-ligjor me vendet fqinje nëpërmjet kolegjiumeve dhe konsultimeve për analizimin e çështjeve më të larta gjyqësore në dimesione europiane. Organizimi i seminareve për kualifikimin e juristëve kushtetues shqiptarë i shërben forcimit të Gjykatës Kushtetuese si mbrojtëse e Kushtetutës dhe garante e dinjitetit njerëzor. 

www.gjk.gov.al

Shkolla e Magjistraturës është një institucion arsimor shtetëror. Në të arsimohen gjyqtarë e prokurorë pas studimeve juridike në kurse 3-vjeçare e përgatiten për profesionin e tyre.

Për përzgjedhjen e kandidatëve, numri i të cilëve përshtatet me numrin e pozicioneve ekzistuese janë vendosur kritere mjaft të larta. Veç arsimimit gjyqtarët dhe prokurorët marrin pjesë rregullisht në trajnime. Kandidatët kanë mundësinë të regjistrohen vetë për trajnime ose caktohen për t’i ndjekur ato. Trajnimet për çdo gjyqtar apo prokuror janë deri 20 ditë në vit. Bashkëpunimi me Shkollën e Magjistraturës konsiston në fushat “E drejtë evropiane” dhe “praktika ligjore në Shqipëri”. 

www.magjistratura.edu.al

Në fushën e sigurisë së brendshme kemi bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në kuadër të reformës në radhët e policisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së shtetit është ngritur një sektor i veçantë për arsimimin dhe kualifikimin policor, i cili ka si kompetencë të tijën konceptimin, planifikimin dhe zhvillimin e arsimit dhe trajnimit të policisë shqiptare. Rreth 40 donatorë, në mënyrë të veçantë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ICITAP dhe Bashkimi Europian me PAMECA III (Police Advisory Mission of the European Commission in Albania) japin kontributin e tyre në fushën e kualifikimeve. Ofertat vlerësohen nga sektori i sipërpërmendur dhe sipas nevojave e në përputhje me donatorët implementohen në planin e trajnimeve. Megjithë ofertat e shumta, ka ende nevojë për trajnime. Fondacioni Hanns Seidel jep një mbështetje plotësuese nëpërmjet trajnimeve për forcat e policisë në lidhje me tema të policisë së rendit e të kufirit, të cilat zhvillohen me ndihmën e policisë bavareze. 

www.moi.gov.al

Platforma IDR – Institute for Democracy and Reforms është partner i Fondacionit Hanns Seidel në fushën e konsultimit politik. Ajo është një OJQ e themeluar në vitin 2007. Anëtarët e Bordit Drejtues të Platformës IDR janë akademikë të rinj nga fusha të ndryshme, të cilët kanë interes të veçantë për politikën. IDR mbështet dialogun publik konstruktiv dhe ndërveprimin me përfaqësues nga fushat e politikës, ekonomisë, universiteteve, medias dhe OJQ-ve. Me IDR-në janë organizuar workshop-e mbi tema aktuale të debatit publik.

Qendra per edukim politik, mediatik dhe pjesëmarrje – CEAPAL është një organizatë joqeveritare jo-fitimprurëse. Bashkëpunëtorët e CEAPAL punojnë si vullnetarë dhe kanë një rrjet të mirë në fushën universitare në të gjithë vendin. Kjo OJQ ka si synim të zgjojë ndërgjegjen  në lidhje me proceset dinamike në shoqërinë shqiptare dhe nëpërmjet kësaj të mundësojë pjesëmarrjen politike. Që nga viti 2007 në bashkëpunim me CEAPAL janë zhvilluar aktivitete formuese, të cilat në radhë të parë motivojnë të rinjtë e interesuar dhe i aftësojnë ata të përballen në mënyrë kritike me çështje politike e shoqërore dhe të marrin pjesë aktive në jetën politike. Veç kësaj në bashkëpunim me CEAPAL ofrojmë konferenca, diskutime mbi tema e konflikte aktuale politike dhe ekonomike si edhe tema të rëndësishme historiko-politike.

www.ceapal.org

Partner i Fondacionit Hanns Seidel në bashkëpunimin vendor është edhe Shoqata e Bashkive të Shqipërisë. Kjo shoqatë është anëtare e Bashkimit komunalo-politik të Këshillit të Evropës “Kongresi i Bashkive, Komunave e Rajoneve” dhe anëtare e shoqatës homologe rajonale për Ballkanin “Nalas”. Kjo shoqatë përpiqet që në bashkëpunim me politikanë të angazhuar të pushtetit vendor të japë kontributin e saj në implementimin e procesit të decentralizimit në Shqipëri të parashikuar në Kushtetutë dhe në legjislacionin për pushtetin vendor. Përmes seminaresh e konsultimesh në bashkëpunim me Fondacionin Hanns Seidel në lidhje me të gjitha çështjet e decentralizimit, kjo shoqatë kryen një punë të rëndësishme në funksionin e saj si përfaqësuese interesash e instrument artikulimi të interesave vendore kundrejt autoriteteve shtetërore. 

www.aam.al