Print logo

Konference ndërkombëtare në kuadrin e 20 vjetorit
Themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës

Me rastin e 20-vjetorit të themelimit te saj Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë me pjesëmarrjen e Fondacionit Hanns-Seidel zhvilloi në Tiranë, në datat 6 – 8 qershor një konferencë ndërkombëtare. Në këtë konferencë morën pjesë mbi 200 pjesëmarrës, ku një e treta e tyre ishin shtetas të huaj, kryesisht kryetarë ose nënkryetarë të Gjykatave Kushtetuese nga vendet e Evropës Qëndrore, Lindore dhe Juglindore, si edhe përfaqësues së jurisprudencës shkencore


Staatsspitze von Albanien beim Symposium

Staatsspitze von Albanien beim Symposium

hss

Me rastin e 20-vjetorit të themelimit te saj Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë me pjesëmarrjen e Fondacionit Hanns-Seidel zhvilloi në Tiranë, në datat 6 – 8 qershor një konferencë ndërkombëtare. Në këtë konferencë morën pjesë mbi 200 pjesëmarrës, ku një e treta e tyre ishin shtetas të huaj, kryesisht kryetarë ose nënkryetarë të Gjykatave Kushtetuese nga vendet e Evropës Qëndrore, Lindore dhe Juglindore, si edhe përfaqësues së jurisprudencës shkencore.

Simpoziumi mbi tematikën „Ndarja dhe balancimi i pushteteve – roli i kontrollit kushtetues“, u shoqërua nga një prezencë e gjerë e mediave, pasi personalitetet më të larta të shtetit e nderuan institucionin e Gjykatës Kushtetuese me pjesëmarrjen e tyre në këtë aktivitet. Në fjalët e tyre përshëndetëse Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, Kryeministri Prof. Dr. Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli dhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, iu referuan zhvillimit institucional të shtetit të së drejtës ne Shqiperi qysh prej vitit 1992, si edhe kompetencave të Gjykatës Kushtetuese.

Referuesit ndërkombëtare, Sir Nicolas Bratza, Kryetar i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut me seli në Strasburg, si edhe Gianni Buquichio, Kryetar i Komisionit të Venecias, prezantuan institucionet e tyre dhe theksuan funksionin e juridiksionit të Gjykatës Kushtetuese në kuadrin e „Tre pushteteve“.

Në emer te drejtuesve te larte të Fondacionit Hanns-Seidel, te cilet për shkak të takimeve të tjera të detyrueshme nuk munden t’i përgjigjeshin dot ftesës për pjesëmarrje në konferencën e zhvilluar në Tiranë, urimet e këtij Fondacioni i përcolli (copy 2)

Në emer te drejtuesve te larte të Fondacionit Hanns-Seidel, te cilet për shkak të takimeve të tjera të detyrueshme nuk munden t’i përgjigjeshin dot ftesës për pjesëmarrje në konferencën e zhvilluar në Tiranë, urimet e këtij Fondacioni i përcolli drejtori i Referatit për Evropën Qëndrore, Lindore dhe Juglindore, Kaukazin dhe Azinë Qendrore pranë Institutit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Dr. Klaus Fiesinger.

Dr. Fiesinger theksoi në fjalimin e tij përshëndetës para pjesëmarrësve se Fondacioni Hanns-Seidel, i cili po këtë vit lë pas vetes një eksperiencë të gjatë 20-vjecare të punën me projekte në Shqipëri, e klasifikon juridiksionin kushtetues në parim si një garanci për shtetin e së drejtës dhe demokracinë në vend si edhe vlerëson vecanërisht bashkëpunimin e mëtejshëm me Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Në kuadrin e 20-vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese u botua me mbështetjen e Fondacionit Hanns-Seidel edhe një përmbledhje e vendimeve te kesaj gjykate kryesisht në lidhje me interpretimet kushtetuese gjatë periudhës kohore 1998 – 2010.

Ky libër ka një karakter të mirëfilltë shkencor. Nëpërmjet analizës së këtyre vendimeve kushtetuese lexuesit e kësaj përmbledhjeje, studiues, juristë, avokatë apo edhe studentë mund të njihen me argumentat dhe qëndrimet e Gjykatës Kushtetuese në funksion të mbrojtjes së rendit kushtetues dhe forcimit të sigurisë ligjore pranë institucioneve shtetërore dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës. Libri u botua në dy gjuhë, në shqip dhe anglisht, kjo pasi ai iu vu në dispozicion edhe përfaqësuesve të delegacioneve të huaja pjesëmarrëse në konferencë. Ashtu sic e parashikon edhe ligji për funksionimin dhe organizimin e Gjykatës Kushtetuese, disa ekzemplarë të këtij libri do të shpërndahen në institucionet më të rëndësishme në vend.