Print logo

Policia Kufitare e Malit të Zi në Shqipëri Kosovës
Aktiviteti i parë i bashkëpunimit trilateral ndërmjet policive kufitare të Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës, në Becic, Mal i Zi

Aktiviteti i parë i bashkëpunimit trilateral ndërmjet policive kufitare të Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës u zhvillua më 16 – 18 maj 2012 në Becic, Mal të Zi, në bashkëpunim me Zyrën e Projektit të Fondacionit Hanns-Seidel në Beograd. Takimi u siguroi pjesëmarrësve mundësinë për të lidhur kontakte me homologët e tyre nga dy vendet fqinje dhe të stimulojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë tema dhe pyetje imediate si edhe të gjejnë zhgjidhje për situata problematike. Fondacioni Hanns-Seidel synon të organizojë në Tiranë, në gjysmën e dytë të vitit 2012 takimin trilateral të rradhës të policive kufitare.

Aktiviteti i parë i bashkëpunimit trilateral ndërmjet policive kufitare të Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës, në Becic, Mal i Zi

Aktiviteti i parë i bashkëpunimit trilateral ndërmjet policive kufitare të Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës, në Becic, Mal i Zi

hss

Aktiviteti i parë i bashkëpunimit trilateral ndërmjet policive kufitare të Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës u zhvillua më 16 – 18 maj 2o12 në Becic, Mal të Zi, në bashkëpunim me Zyrën e Projektit të Fondacionit Hanns-Seidel në Beograd. Me dëshirën e policisë kufitare të Malit të Zi u iniciuan në vitin 2011, nëpërmjet zyrës së projektit të Fondacionit Hanns-Seidel në Beograd, aktivitete bashkëpunimi bilaterale me Shqipërinë. Në maj 2011 u realizua takimi i parë bilateral i policive kufitare, në Ulqin, Mal të Zi. Aktiviteti i dytë i këtij lloji u organizua në shtator 2011 në Durrës, Shqipëri, në bashkëpunim me HSS-Tiranë.

Pas transferimit të përgjegjësive për mbikqyrjen kufitare dhe kontrollin e kufirit malazezo-kosovar nga trupat e KFOR-it nën udhëheqjen e UNMIK-ut (United Nation Mission in Kosovo) tek Policia Kufitare e Kosovës, iniciativa e Policisë Kufitare të Malit të Zi për ta zgjeruar këtë takim në një takim trilateral me pjesëmarrjen edhe të Policisë Kufitare të Kosovës, kjo për shkak të kufirit të përbashkët me të, iu besua Fondacionit Hanns-Seidel.

Përfaqësues të policive kufitare të Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës

Përfaqësues të policive kufitare të Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës

hss

Takimi u siguroi pjesëmarrësve mundësinë për të lidhur kontakte me homologët e tyre nga dy vendet fqinje dhe të stimulojnë në mënyrë të shpejtë tema dhe pyetje imediate si edhe të gjejnë zgjidhje për situata problematike. Duke u nisur nga analiza strategjike e riskut, pjesëmarrësit u fokusuan edhe në sqarimin e gjenjdes së sigurisë në kufijtë përkatës, në mënyrë që të mund të behet kështu i mundur identifikimi i potencialeve të riskut dhe të mund të bisedohet për masa operative në luftën kundër tij.

Fondacioni Hanns-Seidel synon të organizojë në Tiranë, në gjysmën e dytë të vitit takimin trilateral të rradhës të policive kufitare.