Print logo

Projekti
Polemika e politikës – debati dhe vendimmarrja në demokraci

Në bashkëpunim me CEAPAL – Qendrën për Formim Politik, Edukim Mediatik dhe Pjesëmarrje, u zbatua në gjysmën e parë të vitit 2012, nga shkurti në qershor, projekti „Polemika e politikës – Debati dhe vendimmarrja në demokraci“ Qëllimi i këtij projekti ishte përmirësimi i formimit politik dhe retorik i të rinjve dhe nxitja e kompetencës për të analizuar situatat politike, për të artikuluar interesat e tyre, për të argumentuar mendimin politik në tolerance ndaj bashkëbiseduesve të tyre dhe për ta përfaqësuar atë në publik.

Të rinjtë gjatë një raundi debati

Të rinjtë gjatë një raundi debati

hss

Në bashkëpunim me CEAPAL – Qendrën për Formim Politik, Edukim mediatik dhe Pjesëmarrje“, u zbatua në gjysmën e parë të vitit 2012 projekti „Polemika e politikës – Debati dhe vendimmarrja në demokraci“

Të menduarit politik njëdimensional, i cili anon më shumë ndaj konflikteve sesa ndaj gatishmërisë për të arritur kompromise, është një nga pasojat e vazhdueshme të socializimit në një sistem diktatorial dhe të edukimit të mangët demokratik në Shqipëri.

Bojkoti parlamentar i opozitës si edhe zhvillime të tjera pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Shqipëri (grevat e urisë, mungesa e vullnetit për kompromis, retorika e errët dhe fyese nga të dyja palët) e bëjnë edhe më të qartë faktin se sa e rëndësishme është t’u mësojmë dhe përcjellim jo vetëm politikanëve por edhe brezave të rinj mesazhin se politika pa debate dhe polemika është e pamendueshme dhe që një shoqërie pluraliste i nevojitet minimumi i konsensusit për rendin politik dhe sheshimin e konflikteve. 

Të rinjtë gjatë raundit final të konkursit „Rinia debaton“

Të rinjtë gjatë raundit final të konkursit „Rinia debaton“

hss

Në Shqipëri ka shumë pak njerëz, të cilët bëjnë pyetje, shprehin mendimin e tyre dhe përballen në mënyrë kritike me pikëpamjet e të tjerëve duke i pranuar ato, njerëz të cilët dinë të dëgjojnë dhe të artikulohen qartë. Në shkolla por edhe në universitete nuk nxitet të menduarit individual dhe kritik, analizimi i burimeve dhe vetëveprimi, etapa këto qe i bëjnë të rinjtë të formojnë një gjykim të tyre individual. Dhe pikërisht për të ndryshuar këtë, CEAPAL vuri në jetë projektin „Polemika e politikës – Debati dhe vendimmarrja në demokraci“

Qëllimi i këtij projekti ishte përmirësimi i formimit politik dhe retorik si edhe kompetencave sociale të të rinjve (nxënësve nga klasa e 10-të dhe studentëve). Këta të rinj duhet të mbështeten në mënyrë që të mund të krijojnë një mendim të vetin, të mund ta mbrojnë atë të bindur dhe njëkohësisht të dëgjojnë dhe pranojnë edhe pikëmajet dhe mendimet e të tjerëve.

Pjesëmarrësit duhet të vendosen në rrethana të tilla, ku atyre do t’u duhet të analizojnë një situatë politike dhe interesat e tyre lidhur me këtë. Njëkohësisht ata duhet të argumentojnë mendimin e tyre politik dhe ta përfaqësojnë atë në publik si edhe të përballen me mendime të tjera. Qëllimi është që pjesëmarrësit të mësojnë jo vetëm të flasin mire por edhe të dëgjojnë mirë. Ata duhet të mësojnë se përballjet kontroversale me pikëpamje dhe vështrime të ndryshme ndihmojnë në qartësimin e  mendimit të tyre personal por edhe u rrit atyre tolerancën për të pranuar dhe analizuar edhe mendime të tjera.

Nëpërmjet diskutimeve dhe përplasjeve të mendimeve dhe ideve gjatë debateve për tema politike, këta të rinj patën mundësinë të ushtrojnë aftësinë për të reaguar shpejt në situata të panjohura, të rrisin forcën e argumentimit si edhe të dinë të përballen me situata konfliktuale të shoqëruara me retorikë të padrejtë. Qëllimi nuk ishte të mundnin kundërshtarët me taktika hileqare por të hynin në një konkurrencë të drejtë duke zbatuar rregulla të qarta si edhe t’i qaseshin më pranë temës së sheshimit të konflikteve. Ky projekt u zbatua në 4 qytete të Shqipërisë. Në seminare dhe debate morën pjesë rreth 400 të rinj dhe mësues.