Print logo

Tryeze e rrumbullakët
Roli i njësive vendore dhe shoqërisë civile në procesin e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, me mbështetjen e Fondacionit Hanns-Seidel dhe në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Jashtme, organizoi më 28 maj 2012 tryezën e rrumbullakët me temë: „Roli i njësive vendore dhe shoqërisë civile në procesin e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian“. Të ftuar në këtë aktivitet ishin personalitete të larta si Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha; Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, z. Edmond Haxhinasto; Ambasadori i Bashkimit Evropian ne Shqiprië, z. Ettore Sequi, Zëvendësministri i Brendshëm, z. Ferdinand Poni si edhe kryetarëte bashkive dhe komunave, përfaqësues të ministrive dhe organizatave të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

 

Nga e majta në të djathtë: Zv. Ministër i Punëve të Brëndshme, Ferdinand Poni, zv. Kryetar i Këshillit të Ministrave dhe Ministër i Jashtëm Edmond Haxhinasto, Kryetar i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, Ambasador i Bashkimit Evropian në Shqipëri Ettore Sequi

Nga e majta në të djathtë: Zv. Ministër i Punëve të Brëndshme, Ferdinand Poni, zv. Kryetar i Këshillit të Ministrave dhe Ministër i Jashtëm Edmond Haxhinasto, Kryetar i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, Ambasador i Bashkimit Evropian në Shqipëri Ettore Sequi

hss

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, me mbështetjen e Fondacionit Hanns-Seidel dhe në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Jashtme, organizoi më 28 maj 2012 tryezën e rrumbullakët me temë: „Roli i njësive vendore dhe shoqërisë civile në procesin e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian“. Të ftuar në këtë aktivitet ishin personalitete të larta si Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha; Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, z. Edmond Haxhinasto; Ambasadori i Bashkimit Evropian, z. Ettore Sequi, Zëvendësministri i Brendshëm, z. Ferdinand Poni si edhe kryetarë bashkishë dhe komunash, përfaqësues të ministrive dhe organizatave të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare.

Shqipëria do të kryesojë Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës gjatë periudhës kohore maj – nëntor 2012 për herë të parë pas 17 vjetësh anëtarësim në këtë organizatë. Prioritetet e Shqipërisë gjatë kohës së presidencës së saj do të jenë: “Forcimi i demokracisë lokale dhe rajonale”, “Dialogu ndërkulturor, edukimi ndaj tolerancës dhe bashkëjetesa në diversitet”.

Pjesëmarrës së tryezës së rrumbullakët

Pjesëmarrës së tryezës së rrumbullakët

hss

Qëllimi kryesor i aktivitetit ishte sensibilizimi i bashkive, komunave dhe qarqeve për rolin e tyre të rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe për nevojën e ndërtimit të një dialogu midis pushtetit qëndror dhe atij vendor në funksion të çështjeve të integrimit, shkëmbimit të informacioneve të ndërsjellta midis qeverisë qëndrore dhe asaj vendore por edhe midis ambasadave, (vecanërisht midis Ambasadës së Brukselit dhe Strasburgut) dhe strukturave vendore, si edhe koordinimi i aktiviteteve për zbatimin e prioriteteve të Ministrisë së Jashtme.